Aktuale

Arrestohet një grua e një burrë nga Klina, mbanin kallashnikov e revole

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua dhe një burrë nga komuna e Klinës, pasi atyre ju është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri e tipit kallashnikov (AK-47) me një karikator, dhe një revole e kalibrit 6.35 mm.

Ky rast i armëmbajtjes pa leje dhe arrestimi i të dyshuarve ka ndodhur dje në mesditë në fshatin Dobërdol të Klinës.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër K/Shqiptare, pasi që nga të dyshuarit janë konfiskuar një armë AK-47 me një karikator, dhe një revole e kalibrit 6.35 mm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bëhet e ditur që me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./FaktePlus