Aktuale

Arrestohet një person për sulm fizik në Prizren

Është arrestuar një person I dyshuar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën në Prizren, transmeton Indeksonline.

Viktima me këtë rast ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit. I dyshuari ishte në gjendje të dehur dhe me vendim të prokurorit i njëjti është mbajtur në stacion policor për gjashtë orë dhe pastaj është liruar me procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/

the authorE B