Aktuale

Arrestohet pasi sulmon fizikisht një femër

Një person është arrestuar nga policia e Kosovës në Podujevë, pasi që i njëjti duke e sulmuar fizikisht viktimën femër, kombësia shqiptare, i ka grabitur 200 euro.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje në ora 15.20, me ç’rast viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.