Aktuale

Arrestohet për dëmtim të aparateve të lojërave të fatit

Një i dyshuar mashkull është arrestuar nga policia nën dyshimin se ka dëmtuar dy aparate të lojërave të fatit.

“Sipas ankuesit mashkull K/Serb vlera e dëmit është rreth 1500 euro. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”, ka bërë të ditur PK-ja.

Ngjarja ka ndodhur në pasditen e djeshme në Mitrovicën e veriut./KosovaPress/