Aktuale

Arrestohet pronari i kompanisë që mashtroi qindra kosovarë me bileta të rrejshme

Autoritetet zvicerane kanë arritur ta prangosin dhe ta fusin në paraburgim, pronarin e kompanisë së rrejshme të fluturimeve “Germany Airlines”i cili brenda dy muajve ka mashtruar qindra kosovar që jetojnë në Gjermani dhe Zvicër.
Gazeta zviceriane “Blick” ka marrë konfirmimin nga Prokuroria e Shtetit që personi në fjalë është arrestuar dhe se ai dyshohet se ka përfituar më shumë se 100 mijë euro nga shitja e biletave të rrejshme për kosovarët.

Prokuroria nuk ka dhënë më shumë detaje, teksa raportohet se tashmë qindra familja kosovare mund t’i rimarrin paratë.

Shumica e tyre kanë shpenzuar deri në 800 euro për një biletë e deri në 4 mijë franga për udhëtimet familjare.

Familja Hasani dëshironte t’i vizitonte të afërmit e tyre në Kosovë. Por një gjë e tillë kishte rezultuar e pamundur, pasi ata kishin transferuar mbi 3500 franga, në një linjë ajrore të rrejshme.