Tech

Arrin Android O, ndryshimi më i madh i njohur- “ruajtja” e baterisë

Android është i njohur se përdorë emra të çuditshëm në pajisjet e saja të shumta. Emrat ndahen sipas shkronjave të alfabetit, kështu që çdo emër i përgjigjet ndonjë ëmbëlsire.

Siç është bërë e ditur së shpejti do të vijë versioni O, ndërsa ekipet e zhvilluesve do të kenë në disponim “preview”.

Tash për tash O mund të përdoret vetëm në Nexus (5X i 6P) dhe modelet Pixel, ndërsa është mundësuar emulacioni për orë të mençura dhe pajisje të ngjashme, transmeton KosovaPress.

Androidi i ri O do t’iu sjellë shfrytëzuesve shumë novitete, disa prej të cilëve do të jenë kufizimi i punës së aplikacioneve, të cilat punojnë “nga mbrapa”, me çka do të zgjatet jeta e baterisë.

Kjo do të arrihet me kufizimin e punës së aplikacioneve “nga mbrapa” përmes kufizimit të emetimit, funksionimin e shërbimeve “nga mbrapa” dhe azhurnimi i lokacionit. Këto ndryshime do të lehtësojnë krijimin e aplikacioneve, të cilat kanë ndikim minimal në pajisjen e shfrytëzuesve dhe baterisë.