Aktuale

Arrin në Prishtinë, kryeministri malazez!

Ka arritur në aeroportin ndërkombëtarë të Prishtinës ‘Adem Jashari’ kryeministri malazez, Dushko Markoviq.Markoviq është duke u pritur nga zv/kryeminsitri I Kosovës, Fatmir Limaj.Ndryshe, vizita e kryeministrtit malazez ka qenë e planifikuar të ndodh javën e kaluar, mirëpo për shkak të kushteve jo të mira atmosferike ajo ishte anuluar. Kjo vizitë është vlerësuar si mundësi e zgjidhjes së çështjes së Demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Ditë më parë zëvendëskryeministri Limaj, kishte qëndruar në Mal të Zi, ku kishte realizuar disa takime me zyrtarët e këtij shteti lidhur me çështjen e Demarkacionit, gjë për të cilën u kishte kërkuar mbështetje që edhe Kosova t’i jap epilog demarkimit të kufirit me Malin e Zi. /Gazeta Blic/