Sport

Arsenal befason tifozët me trajnerin e ri

Mikel Arteta pritet të emërohet zëvendësues i francezit, Arsene Wenger.

Mikel Arteta është favorit për postin e menaxherit në Arsenal.

“Sky Sports News” raporton se ish mesfushori i “Gunners” pritet të emërohet zëvendësues i francezit, Arsene Wenger.

Arteta ka tejkaluar trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegrin si favorit i ri për postin e menaxherit në Arsenal, përcjell “lajmi.net”.

Arsenal kërkon menaxherin e ri pasi Wenger ka zyrtarizuar largimin pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/