Sport

Arsenal kërkon yllin e Dortmundit

Arsenali ka zgjuar interesim për Christian Pulisicin

Arsenal është skuadra e fundit që ka shfaqur interes për të transferuar Christian Pulisic nga Borussia Dortmund, raporton tabloidi anglez “The Sun”.

19-vjeçari ka tërhequr edhe vëmendjen e Real Madrid, Liverpool dhe Tottenham, pas paraqitjeve me ekipin gjerman.

Megjithatë asnjë nga ekipet s’do ta ketë të lehtë transferimin e Pulisicit, pasi Dortmund e konsideron pjesë të rëndësishme të skuadrës amerikanin. /Express/