Sport

Arsenali beson se mund ta sjellë Luis Enriquen

Arsenal beson se një lidhje e klubit me Barcelonën mund t’ua japë atyre avantazhin në garën për Luis Enriquen, raporton The Mirror, përcjell Klan Kosova.

Ish-trajneri i katalunasve është kandidati kryesor që ta zëvendësojë Arsene Wengerin te Topçinjtë, por po kërkon 15 milionë funte në vit që të nënshkruajë.

Në anën tjetër, një nga krerët e klubit nga Londra, Raul Sanllehi, kishte qenë drejtor futbolli te Barça kur Luis Enrique kishte qenë trajner i këtij ekipi.

Prandaj, ata besojnë se janë një hap para në garën e fortë për t’i siguruar shërbimet e ish-fituesit të Ligës së Kampionëve.