Aktuale

Arsimtarja rrah nxënësin, prindi e paraqet në polici

Policia në Gjakovë ka marrë një ankesë nga një prind i kësaj komune se djali i tij ishte rrahur nga arsimtarja.
Në njoftimin e shkurtër të policisë, nuk thuhet se për cilën shkollë bëhet fjalë, vetëm se rasti është nën hetime.

“Ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar se djali i tij i mitur është rrahur nga arsimtarja e shkollës, në të cilën djali i tij vijon mësimet. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.