ShowBiz

Arsyeja e çuditshme pse Cercei dhe Bronn nuk u panë kurrë bashkë në ‘Game of Thrones’

igurisht që ndonjëherë ju ka vajtur mendja të bëni një pyetje shumë të zakonshme, se pse Cercei Lanninster dhe Ser Bronn nuk u panë kurrë në një skenë të përbashkët.

Ai ka qenë një mik i mirë me të dy vëllezërit e saj, megjithatë, ata kurrë nuk janë takuar, transmeton portali arbesh.info

Në espisodin e fundit të sezonës së shtatë, kur Cercei u shfaq në takim me Jon Snoë, Bronn i kërkoi Podrikut që të largoheshin nga aty, edhe pse takimi ishte i një rëndësie të madhe, saqë kërkohej edhe prezenca e tyre.

Por, e tëra ka të bëjë me historinë e tyre të dashurisë.

Aktorja Lena Headley (Cercei) dhe Jerome Flynn (Bron) , kohë më parë kanë qenë të dashuruar, por që lidhja e tyre nuk përfundoi mirë.

Ata jo vetëm që nuk flasin me njëri-tjetrin, por as nuk mund të qëndrojnë bashkë në të njejtën dhomë.

Sipas disa mediave, mbajtja larg e njëri-tjetrit ka qenë pjesë e marrëveshjes kur janë nënshkruar kontratat për serialin ‘Game of Thronres’.

Sigurisht që duhet të jetë një makth i vërtetë që të punoni përkrah ish të dashurit, sidomos nëse gjërat nuk kanë përfunduar mirë.

Me gjasë Cercei nuk fal as në jetën reale…/arbresh.info/