Arsyeja pse gomat e makinave janë gjithmonë të zeza

Çdo shofer, udhëtar dhe këmbësor e dinë që gomat janë të zeza, por jo të gjithë e dinë arsyen.
Teknologjia ka përparuar shumë që kur është shpikur makina, në prodhim janë bërë shumë ndryshime.

Mirëpo një gjë ka mbetur e pandryshuar – gomat e makinave akoma janë me ngjyrë të zezë.

Mbase ekzistojnë edhe ata të cilët do të kishin preferuar që gomat në makinat e tyre të ishin të kuqe apo të gjelbra, mirëpo gjasat janë të mëdha që kjo kurrë nuk do të ndodhë për shkak të një arsyeje.
Gomat e makinave janë me ngjyrë të zezë sepse bloza është e rëndësishme dhe pjesë e paevitueshme e prodhimit të tyre.

Përbërësi kryesor në goma, natyrisht, është goma (kauçuku), e cila në fillim të prodhimit është e butë dhe e ngjitshme.

Gjatë procesit të vullkanizimit në gomë shtohet bloza, e cila e shndërron në masë të fortë dhe i jep fortësinë.
Gjithashtu, bloza ia zgjat afatin e përdorimit të gomës, sepse e riorienton nxehtësinë nga pjesët e gomës të cilat nxehen posaçërisht gjatë ecjes./to/