Shëndetësi

Arsyet përse duhet të hiqni dorë nga alkooli në janar menjëherë

Po kërkoni motivim për ta lënë alkoolin? Më poshtë mund të gjeni problemet që ky i fundit shkakton gjatë muajit janar.

Konsulenti i NHS dhe specialist i humbjes së peshës, Dr Sally Norton zbulon disa arsye shumë të mira për të lënë alkoolin në muajin janar, transmeton lajmi.net.

Gjumë më i mirë

Një gotë verë nganjëherë na ndihmon të flemë, por a e dini se me kalimin e kohës, kjo gotë verë mund të shkaktojë pagjumësi?

Një studim i Universitetit të Misurit të Shkencave të Mjekësisë zbuloi se alkooli si një stimulim afatgjatë i gjumit mund të ndikonte në aftësinë për të fjetur, duke çuar në probleme të gjumit dhe në uljen e cilësisë së gjumit.

Humbje peshe

Shumë prej nesh që kontrollojmë peshën thjesht nuk e kuptojnë, ose llogarisin, kaloritë e pranishme në alkool.

Në fakt, mesatarisht një person që pi alkool çdo ditë fiton rreth 2000 kcal në muaj nga alkooli.

Lëkurë më e shëndetshme

Pirja e alkoolit mund të dehidratojë lëkurën tuaj, duke e lënë atë të bëhet e thatë dhe e ndjeshme.

Me kalimin e kohës, pirja e tepërt mund të ketë efekte afatgjata në lëkurën tuaj, duke e privuar atë nga vitaminat dhe ushqyesit jetikë. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli