Shëndetësi

Arsyet se pse duhet ta konsumoni lulelakrën

Lulelakra është e mbushur me shumë vitamina të cilat ndihmojnë në parandalimin e mbipeshës, diabetit si dhe mbrojnë organizmin nga kanceri.

Më poshtë janë disa nga përfitimet që organizmi ynë merr duke konsumuar lulelakrën në baza të rregullta, transmeton Klan Kosova.

Lulelakra plot me antioksidantë

Lulelakra përmban shumë antioksdiantë dhe vitamina të tjera që mbrojnë trupin tuaj nga plakja e hershme e shkaktuar nga shumë faktorë, kryesisht stresi e ambienti i ndotur.

Ndihmon tretjen

Pasi lulelakra ka shumë fibra, kjo ndihmon që të keni një florë të suksesshme të zorrëve, të keni tretje më të mirë dhe parandalon krijimin e bakterieve.

Largon helmet nga trupi

Substancat që përmbajnë sulfur në lulelakër ndihmojnë në largimin e helmeve nga trupi.

Përmirëson shëndetin e trurit

Vitamini B ka efekt të jashtëzakonshëm në funksionimin e trurit. Nëse kosnumoni lulelakër vazhdimisht, do të keni kujtesë shumë më të mirë.

Lulelakra ka shumë vitamina dhe minerale

Lulelakra është një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, ose më saktë, një porcion i lulelakrës ka 77 % të sasisë së nevojshme të vitaminës C.

Për më tepër, lulelakra është e pasur me vitaminë K, fibra, vitaminë B6, mangan, kalium, fosfor, dhe shumë lëndë ushqyese të tjera.

Përmirëson shëndetin e zemrës dhe parandalon kancerin

Lulelakra rregullon presionin e gjakut dhe ka aftësi që të parandalojë kancerin.