Arsyet se pse duhet të pini lëng të rrepave

Rrepa është një perime jashtëzakonisht e shëndetshme, por për shkak të shijes jo edhe fort të mrië, shumë njerëz e shmangin atë.

Më poshtë janë disa arsye bindëse pse lëngu i rrepës është aq i shëndetshëm, transmeton Klan Kosova.

1. Lëngu i rrepave përmban një pigment që ka veti antioksiduese dhe anti-inflamatore. Falë këtij përbërësi, lëngu i rrepës parandalon dëmtimin e qelizave dhe largon radikalet e lira nga trupi.

2. Nëse keni çrregullime të tretjes, pini lëngun e rrepës rregullisht. Studimet kanë treguar se ky lëng pastron zorrët dhe i ndihmon të funksionojnë siç duhet.

3. Falë karotenoideve që përmban, lëngu i rrepave është i mirë për shëndetin e syve tuaj.

4. Ky lëng rrit nivelet e energjisë.

5. Një gotë me lëng rrepe në ditë ul presionin e gjakut.

6. Lëngu i rrepës rrit nivelin e hekurit në gjak. Përveç hekurit, ky lëng përmban antioksidantë që ndihmojnë hemoglobinën të mbajë një nivel normal.

7. Lëngu i rrepës rrit imunitetin, kështu që është më lehtë për trupin tuaj për të luftuar infeksionet.

8. Falë magnezit që përmbahen, ky lëng ndihmon në lehtësimin e stresit./klankosova