ShowBiz

Arta thumbon koleget: Vendosja shami në kokë kur ju ishit bebe (Foto)

Këngëtarja Arta Bajrami e ka nisur shumë e re karrierën e saj.
Ishte e para në Kosovë që kultivoi rrymën R&B, me ç’rast u hapi rrugë shumë artistëve të tjerë, që do të lëvronin më pas në këtë stil, që është shumë popullor në botë.

Se ka pasur një stil prej ‘gangstereje’, këtë e vërtetojnë më së miri dhe imazhet dhe klipet e saj në vitet 2002, atëherë kur ishte një vajzë e re që këndonte me shami në kokë.

E kjo shami, mesa duket është sebepi që Arta distancohet pak nga koleget e saj, të cilat jo shumë prej tyre janë shfaqur me këtë stil në atë kohë.

Së fundmi, këngëtarja Bajrami ka publikuar një fotografi të së kaluarës në InstaStory, e cila e shfaq atë me një shami në kokë, në një nga skenat e klipit “Fiesta”.

Kurse në mbishkrimin e saj, Arta iu drejtohet me një thumb kolegeve, ndërsa shkruan: “Vendosja shami që kur ju ishit bebe”.

“Fiesta” ka qenë një ndër këngët më të suksesshme të Artës, e cila pasoi më pas karrierën e saj me plot projekte tjera gjithashtu të suksesshme, të punuara nga vëllai i saj, producenti Don Arbas.

the authorE B