Aktuale

Asambleisti i VV-së në Prishtinë: Shpendi po kushtëzohet nga Molliqaj

Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Egzon Azemi, ka akuzuar kryetari e komunës, Shpend Ahmetin se po ndikohet nga Dardan Molliqaj, sa i pëket Ndërmarrjes Publike Banesore.

“Shpendi po kushtëzohet nga Dardan Molliqaj që Ndërmarrja Publike Banesore (NPB-ja) të jetë në dorën e klikës dhe shpresoj që ky kushtëzim të përfundojë sa më parë. Fillimisht aty si aksionar jemi caktuar unë dhe asambleisti tjetër Qendrim Sahiti i cili dha dorëheqje nga VV-ja e qe po ashtu është i ndikuar nga kjo klikë”, ka shkruar Azemi në Facebook, përcjell Klan Kosova.

“Por Shpendi duke dashur ta luajë ‘neutralin’ tha do jeni në NPB një nga VV-ja një nga të vetdalurit. E tash pasi që doli edhe vet, si aksionar të tretë e caktoi Dren Kukajn përsëri një nga njerëzit më të afërt të Molliqajt sepse duan të mbushin apetite e të krijojnë rrjete me të punësuar që ta mbajnë partinë e re”.

Azemi, thotë se Komuna e Prishtinës, nuk guxon të jetë tortë që ndahet për të plotësuar egot e grupimeve të ndryshme që duan pushtet, por duhet të qeverisët që qytetarëve tu shërbehet ndershëm.

“Dren Kukaj ka premtuar se do t’i rikthejë banesat të cilat drejtorë të LDK në qeverisjet e kaluara ja kanë ndarë vetes në mënyrë të padrejtë. Ato banesa kanë pasë t’i ndahet familjeve me kushte të rënda sociale, për ta zbutur sadopak situatën në Prishtinë, mirëpo siç po shihet nga kjo kanë hequr dorë tashmë edhe Dreni, por edhe Shpendi”.

“Dreni gjithashtu ende nuk na i ka dorëzuar listat e vëzhguesve që punuan në zgjedhjet komunale e që dhanë jashtëzakonisht shumë kontribut që të fitojmë në Prishtinë, ndërsa ne ende s’ua kemi bërë pagesën simbolike 20 euro atyre që kanë nevojë e vullnetarisht kontribuan”.