Sport

Asensio: Ky tenist e bindi Perezin të nënshkruante me mua

Marco Asensio ka treguar se ishte Rafael Nadal ai që e bindi Florentino Perezin që të nënshkruante me të
Ylli i Real Madridit, Maco Asensio ka shkëlqyer këtë edicion në Santiago Bernabeu, ku ka arritur të fitoi titullin e La Ligas.

Ai gjatë një interviste për faqen e Real Madridit, tregoi se ishte Rafael Nadal ai që e bindi presidentin Florentino Perez për të nënshkruar me të.

“Historia është e vërtetë. Nadal e thirri Florentino Perezin dhe i tha që të mos lejonte që unë të transferohem në ndonjë skuadër tjetër”, tha Asensio.

“Në dimër agjenti im më telefono dhe më tha se Real Madrid ishte i interesuar. Pastaj para ndeshjes më thirri Perez dhe më tha se do të bëhesha lojtar i Real Madridit”, vazhdoi tutje Asensio.

“Gjithçka ndodhi në një ditë. Ne udhëtuam në Madrid, nënshkruam kontratën, vizituam Bernabeun dhe u ktheva në Mallorca ku e përfundova sezonin. Ishte gjithçka shpejtë dhe intenzive”.

Asensio këtë edicion ka luajtur 37 ndeshje me Realin, ku ka shënuar 9 gola dhe ka dhuruar 4 asistime. /Express/