Sport

Asensio nuk është i interesuar në transferimin te PSG

Marco Asensio është “shumë i lumtur” në Real Madrid duke hedhur poshtë kalimin e mundshëm në të ardhmen te Paris Saint Germaini.

Ylli i Real Madridit nuk ka interesim në transferimin te Paris Saint Germaini pas një fillimi impresiv këtë sezon duke shënuar katër gola brenda gjashtë paraqitjeve në të gjitha kompeticionet për madrilenët, transmeton portali arbresh.info.

“Nuk e di se sa i vlefshëm jam, mendoj se sa është vlera e klauzolës time”, ka thënë reprezentuesi spanjoll.

“A do të transferohem në PSG? Jo, me të vërtetë jo sepse jam shumë i lumtur këtu”

Madridi kishte nënshkruar me Asension gjatë vitit 2014 për një tarifë që raportohet se është rreth 3.9 milionë euro./arbresh.info/