Aktuale

ASK publikon ‘Indeksin e Kosotos së Ndërtimit”

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Kostos së Ndërtimit” (IKN) për tremujorin e parë (TM1) të vitit 2017.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) në tremujorin e parë (TM1) 2017 u ngrit për 1.4%, krahasuar me TM4 2016. Ngritjet më të madhe ishin të kategoritë: transporti (16.7%), materialet (1.4%) , kostot e tjera (1.2%) dhe energjia (0.2%).

Kurse, krahasuar TM1 2017 me TM1 2016 Indeksi i tërësishëm i kostos së ndërtimit në Kosovë (IKN) u ngrit për 0. 5%. Ngritja u vërejt kryesisht të kategoritë : materialet (0.6%) , makineritë (1.4%),  energjia (1.0%) dhe kostot e tjera (1.7%). Ndërsa  kategoria e transportit  kishte një rënie prej  (-2.7%).

Për më shumë informata lidhur me Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) TM1 2017, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/cmimet