Aktuale

Asnjë deputetë i LDK-së dhe PSD-së në seancë të Kuvendit

Deputetët e Lidhjes Demokratike dhe ata të Partisë Social Demokrate kanë braktisur sallën ku po mbahet seanca plenare.

Ndonësë, si pikë e parë e vazhdimit të seancës është shqyrtimi i parë i Projektligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë, deputetët LDK-së dhe PSD-së, nuk po marrin pjesë në Kuvend.

Ndërsa, deputetët e LDK-së kanë njoftuar se nuk do të rrinë në seancë pa u miratuar rendi i ditës dhe pa u bërë kuorumi, raporton Indeksonline.

Ata janë larguar nga salla, dhe se kanë lajmëruar që kur bëhet kuroumi, tek atëherë marrin pjesë në seancë.

Për këtë pati kritika, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.

Ai e quajti të turpshme se si deputetët vinë ne Kuvend veç sa për mëditje./Indeksonline/