Rajon & Botë

Aspiruesi për t’u bërë president më 1988, sërish hap mundësinë për zgjedhjet e 2020-s në ShBA

Ish-zëvendës presidenti Joe Biden nuk e përjashton si mundësi garimin për t’u bërë president në vitin 2020, raporton Politico, përcjell Periskopi.

“Vërtet shpresoj që disa njerëz të tjerë të garojnë. Mendoj se kemi njerëz shumë të mirë,” tha Biden duke folur për Partinë Demokrate dhe gjasat e saj më 2020 në një intervistë të publikuar të dielën.

Ish zëvendës presidenti dhe dy herë aspiruesi për president [më 1988 dhe më 2008], deklaroi se kushdo që garon për të marrë nominimin nga demokratët duhet të jetë i aftë për të mposhtur presidentin Donald Trump.

Në pyetjen e gazetarit se çfarë do ta bënte Bidenin që seriozisht ta konsideronte garimin për t’u bërë president më 2020, Bideni tha që presidenti Barack Obama i ka dhënë do këshilla të mira.

“Edhe Baracku më pyeste për të njëjtën gjë. Më duhet të jem i aftë që të shoh veten në pasqyrë, dhe, nëse largohem, të di se nuk po largohem shkaku që kam frikë ose që jam i brengosur se mund të humbas ose që thjesht nuk dua të marr përgjegjësinë.”/Periskopi