Aktuale

Ata që nuk e deklarojnë pasurinë, AKK do t’i ndjek penalisht

Rreth 400 zyrtarë të lartë publikë nuk e kanë deklaruar akoma pasurinë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).
Prej 4.700 zyrtarëve të lartë publikë që janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Afrim Atashi, drejtor i Departamentit për Deklarim të Pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit të Kosovës (AKK), ka bërë të ditur se dita e fundit e deklarimit të pasurisë është sot, 1 prill 2019, ndërkohë që detyrimin për deklarim të pasurisë e kanë përmbushur rreth 4.300 zyrtarë të lartë publik.

“Të gjithë zyrtarët e lartë publik të Kosovë Kosovës janë të detyruar të deklarojnë pasurinë”, tha ai në RTK.

Sipas tij nëse dikush deklaron rrejshëm pasurinë, AKK do të hetojë këto raste. Sipas tij ata zyrtarë që nuk deklarojnë pasurinë, AKK u bëj kallëzim penal.

AKK pas përfundimit të afatit do të fillojë me procedurat e verifikimit dhe brenda 2-3 ditëve do të publikojë listën njoftuese për zyrtaret që nuk e kanë deklaruar pasurinë.