Rajon & Botë

Ateistët e padisin Donald Trumpin (Foto)

Ateistët në SHBA kanë ngritur padi kundër presidentit Donald Trump.

Fondacioni për Liri nga Feja (FFRF) e ka ngritur padinë kundër urdhrit të ashtuquajtur “liria fetare” të nënshkruar së fundmi nga Donald Trump, duke pohuar se vendimi i presidentit për t’i lejuar grupet fetare që të predikojnë politikë nga foltorja përbën shkelje të kushtetutës, transmeton Express.

FFRF-ja, e themeluar në vitin 1978, ka thënë se komentet e fundit të Donald Trumpit ishin tentim i qartë për t’i hequr dispozitat e Amandametit Johson, një ligj i vitit 1954 i cili ua ndalon të gjitha institucionet e liruara nga taksat që të bëjnë fushatë për kandidatët politikë.

Ky fondacion i citoi komentet e presidentit kur ai e nënshkroi urdhrin ekzekutiv që urdhëroi Shërbimin e të Ardhurave të Brendshme (IRS) që të mos i targetojë kishat./Express/