Sport

Atletico tërhiqet nga gara për Diego Costan

Atletico Madrid nuk do të kërkojë rikthimin e sulmuesit spanjoll në ‘Vicente Calderon’.

Diego Simeone është dorëzuar në lidhje me transferimin e Costas nga Chelsea, pasi që klubi anglez nuk e lejon largimin e lojtarit nga ‘Stamford Bridge’.

Chelsea madje pati kërcënuar Atleticon që do ta hidhte në gjyq, nëse do të insistonte që të bisedonte me Costan pa lejen e klubit anglez, transmeton KosovaPress.

Sipas ‘Goal’, me transferimin e Kevin Gameiros ‘Los Colchoneros’, janë tërhequr edhe përfundimisht nga gara për ta rikthyer lojtarin.