Sport

Aubameyang ka një lajm fantastik për Barcelonën

Pierre-Emerick Aubameyang ka aprovuar transferimin e tij nga Arsenal te Barcelona.

Transferimi i Pierre-Emerick Aubameyang nga Arsenal te Barcelona nuk është mision i pamundur.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” shkruan se reprezentuesi i Gabonit ka dhënë një “OK” në lidhje me interesimin e klubit katalan për blerjen e tij, transmeton lajmi.net.

Arsenal nuk është në gjendje të mirë dhe aktualisht ka 34 pikë më pak se lideri i Premierligës, Liverpool.

Rezultatet e dobëta kanë sjell ndryshim në krye të stafit teknik ku Unai Emery u shkarkua duke u zëvendësuar me Mikel Artetan, ish asistentin e Pep Guardiolës në Manchester City.

Aubameyang thuhet se do të preferonte transferimin te një klub si Barcelona ku mund të luftojë për titujt më të rëndësishëm, përfshirë Ligën e Kampionëve.

Barcelona kërkon sulmues pas lëndimit serioz të Luis Suarez.

the authorGazetaKNN