Tech

Audi u dhuron modele të reja lojtarëve të Real Madridit

Ekipi i Real Madridit është bërë me vetura të reja nga kompania Audi, e cila është sponsor i këtij klubi spanjoll.

Bashkëpunimi mes Real Madridit dhe Audisë vazhdon që nga viti 2003 dhe lojtarët e këtij ekipi fitojnë çdo vit modelet e reja të kësaj kompanie gjermane prestigjioze, transmeton Koha.net. Modeli më i kërkuar i Audisë nga Real Madridi ishte SUV-i Q7, të cilin e kanë marrë 14 lojtarë ndërsa disa prej tyre kanë zgjedhur edhe modelin e fuqishëm SQ7 TDI.

Ylli i Realit, portugezi Cristiano Ronaldo zgjodhi “panterin” e zi RS7 Sportback Performance, ndërsa trajneri i ekipit Zinedine Zidane vendosi për RS6 Avant Performance.

Modeli më i lirë në ofertë ishte S5 Coupe, të cilin e ka marr Marco Asensio, ndërsa modeli më i shtrenjtë ishte R8 Sportback të cilin e ka marr Sergio Ramos.

Modeli më i ri i Audisë, A8, nuk ishte në listë sepse prodhimi i tij ende nuk ka filluar.

Gjithashtu, para një muaji edhe futbollistët e Bayernit kanë marrë vetura nga Audi. Modeli më i kërkuar nga lojtarët e Bayernit ishte RS6 Avant, të cilin e kanë marrë pesë lojtarë, ndërsa Q7 dhe SQ7 ishin të dytët nga më të kërkuarit.

the authorE B