Rajon & Botë

Australia goditet nga tërmeti prej 6.9 shkallësh

Instituti Amerikan për Sizmologji ka njoftuar se një tërmet është regjistruar në pjesën perëndimore të bregdetit të Australisë. Fuqia e tërmetit ishte 6.9 shkallësh.

Ende nuk është raportuar për dëme material ose viktima nga kjo dridhje e fuqishme. Sipas këtij instituti, epiqendra e këtij tërmeti ishte 203 kilometra larg bregdetit të qytetit Broome.

Tërmeti u regjistrua në thellësi prej 33 kilometrash nën sipërfaqen e tokës, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

the authorBurbuqe Metolli