Aktuale

Austria do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

Ambasadori i Austrisë, Gernot Pfandler, deklaroi sot se vendi i tij do të vazhdojë të jetë mbështetës i madh i Kosovës në të gjitha drejtimet, veçanërisht në proceset integruese në Bashkimin Evropian.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, të cilin e uroi për zgjedhjen për herë të dytë si kryetar i Kuvendit të Kosovës, duke i dëshiruar suksese në krye të institucionit më të lartë ligjvënës.

Kryeparlamentari Veseli ndërkaq, shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për Republikën e Kosovës dhe theksoi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve duhet të thellohen edhe më tej.

Në takim është biseduar edhe për proceset dhe sfidat që e presin Kosovën në të ardhmen.