Aktuale

Autobusi urban përplaset për kunjat që u vendosën nga Shpend Ahmeti

Nuk dihet nëse është lënduar dikush, mirëpo nga fotografitë shihet se një kunj është bërë rrafsh me tokë.
Vendosja e mbrojtëseve në çdo cep të Prishtinës, nga udhëheqësi i kësaj komune Shpend Ahmeti u kritikua nga të gjithë. Së fundmi mbi ta u aksidentua një autobus urban, raporton Gazeta Express. Bora e madhe duket se ka humbur drejtimin e shoferit që po ngiste këtë autobus, mbrëmë në një rrugë të kryeqytetit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur dhjetëra aksidente. Besohet se për shkak të kushteve atmosferike./Express