Rajon & Botë

Autoritetet iraniane shkatërrojnë 100 mijë antena parabolike!

Autoritetet iraniane shkatërruan 100 mijë antena parabolike dhe aparatura të tjera marrëse të sinjaleve satelitore televizive, njoftoi sot media lokale.

“Të gjitha antenat dhe aparaturat e tjera janë shkatërruar vullnetarisht nga qytetarët”, konfirmoi agjencia iraniane e lajmeve, basijnews.ir, organ i milicisë së Bassidjit, shumë e afërt me Gardën e fuqishme Revolucionare iraniane, arma elitë e regjimit.

“Një milion persona morën pjesë në këtë program”, tha shefi i Bassidjit, gjenerali Mohammad Reza Naghdi.

”Televizionet satelitore nxisin korrupsionin dhe korruptojnë kulturën e shoqërisë sonë. Ato janë shkaktare të rritjes së numrit të divorceve, të rasteve të drogës dhe të pasigurisë publike”, theksoi ai.

Megjithatë, presidenti i moderuar iranian, Hassan Rohani, i zgjedhur në vitin 2013, ka deklaruar vazhdimisht se ndalimi i antenave satelitore është i padobishëm dhe joproduktiv.