Aktuale

Avdullah Hoti paralajmëron ardhjen e LDK-së në pushtet

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, përmes rrjetit social “Facebook”, ka shkruar se kjo parti do vjen në pushtet me legjitimitet qytetar, transmeton “Zëri.info”.

Sipas Hotit, nuk ka asnjë formulë tjetër përveç LDK-së, ndërsa ka shtuar se kjo parti ka mbrojtur republikën e Kosovës.

Postimi i plotë i Hotit:

Vota e qytetareve se shpejti do t’i jap ligjitimitet dhe pushtet LDK-se per te qeverisur me Republiken, asnje formule tjeter. Republika e Kosoves eshte qellimi i ekzistences dhe veprimit politik te LDK-se. LDK e ka mbrojtur kete Republike se voni me 22 dhjetor kur grupe politike shqiptare deshten ta minonin dhe izolonin ate. Nuk u dorezuam, qendruam dhe dolem faqebardhe.

Republika doli faqebardhe. Sot segmente te perfaqesuesve serb te Kosoves, qe jane me koke nga Beogradi, deshirojne te kolapsojne institucionet e Republikes. LDK nuk do te lejoj. Ne do te qendrojme ne mbrojtje te Republikes, si gjithmone. Por, ne nuk do te ushqejme tutje politikat e mbrapshta te kesaj Qeverie. Ne sot nga opozita do te mbrojme institucionet e Republikes, por jo keqqeverisjen. Vota e qytetareve se shpejti do t’i jap ligjitimitet dhe pushtet LDK-se per te qeverisur me Republiken, asnje formule tjeter.