Tech

Avioni me energji diellore ka përfunduar fluturimin 70 orësh mbi Oqeanin Atlantik

Një aeroplan me energji diellore ka përfunduar fluturimin 70-orësh mbi Oqeanin Atlantik.

Piloti zviceran, Bertrand Piccard, e ka zbarkuar avionin Solar Impulse 2 mëngjesin e sotëm në Spanjë, transmeton rel.

Udhëtimi transatlantik ka nisur më 20 qershor nga aeroporti John F. Kennedy në Nju Jork.

Fluturimi ka qenë i paraparë të zgjasë 90 orë.

Ky është fluturimi i 15-të i avionit të tillë nëpër glob.