Aktuale

Avokati flet pas dënimit të Qumilit: Nuk e ka rrahur motrën

Mbrojtja e Sevdail Radogoshit, humoristit të njohur si ‘Qumili’ është ankuar në gjykatën e shkallës së dytë lidhur me dënimin e tij.
Me 500 euro gjobë, Gjykata Themelore në Gjakovë e ka dënuar Sevdai Radogoshin nën akuzën se ka rrahur motrën e tij në maj të vitit 2016.

Këtë lajm e ka konfirmuar për Kallxo.com, zëdhënësi për informim i Gjykatës Themelore në Gjakovë Lekë Muçaj.

Avokati i tij, Agim Haraçia për Kallxo.com ka treguar pse janë ankuar kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

“Jemi ankuar në Gjykatën e Apeli për të gjitha bazat për të cilat mund të parashtrohet ankesë, si për vërtetim të gabuar të gjendjes faktike, ashtu edhe për vendimin mbi dënimin por edhe për të gjitha bazat tjera. Konsiderojmë se i mbrojturi im nuk e ka kryer veprën për të cilën akuzohet dhe presim nga Apeli që ta vërteojë këtë”, tha avokati. /Lajmi.net/