Aktuale

AVONET: Mjeku në QKUK refuzon t’i ofrojë shërbime pacientes pa u kontrolluar privatisht në klinikën e tij

Organizata AVONET ka denoncuar mjekun Skender Shabani me pretendimet se i ka mohuar një pacienteje trajtimin në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale në QKUK, duke i udhëzuar asaj që të shkojë të kontrollohet në ordinacën private të mjekut.

Kjo është deklarata e plotë e AVONET:  

Mjeku nuk pranon pacienten në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale në QKUK për trajtim, pasi që nuk ishte kontrolluar tek ordinance e vet private

Prishtinë, 7 nëntor 2016: Rrjeti i OJQ-ve AVONET është thellësisht i shqetësuar me mos trajtim të duhur dhe keqtrajtim të pacientave dhe në mungesë të papërgjegjësies së mjekëve në klinikat publike.

AVONET gjatë monitorimi dhe hulumtimi të cilin është duke bërë në fushën e shëndetësis, ka arrit që tē identifikoj një rast kur një qytetare, pas gjendjes së rëndë shëndetësore në të cilën gjendej ka marë një udhëzim shëndetësor për trajtim në Kliniken e Kirurgjisë Abdominale QKUK në Prishtinë, por  nuk ka arritur të marrë tretmanin  i cili i duhej.

Gjatë konsultave të cilat i kishin familjarët e pacientes me mjekun Skender Shabani, ai ishte justifikuar me arsyen se nuk mund ta pranoj pacientin për trajtim  pasi që nuk  ka vende të lira në klinik. Por pas inicimeve të shumta që kishin familjarët e pacientit tek mjeku kujdestar ai ishte shprehur  publikishtë  duke thënë “Shkoni tek mjeku që keni bërë kontrollat mjekësore”e më pas ka larguar familjarët e pacientes nga zyra e vet, si dhe pas tetë orë pritje, nuk ka arritur të ketë një trajtim pasi që ky  mjek kujdestarë nuk ka pranuar pacientin me arsyjen që ajo nuk është kontrolluar në ordinancen e tij private.

Familjarët më vonë kishin vendosur që të kontaktojn edhe udhëheqësin e klinikës z.Rifat Bajrami  si dhe kryeinfermieren në këtë klinik , dhe pasi këta të fundit kanë  parë  gjendjen shëndetësore të kësaj paciente kishin  vendosur që pacentin ta ndalin në klinikë, pasi kishte edhe tre shtretër të lirë, gjë e cila hodhi posht justifikimet e këtij mjeku kinse nuk kishte shtretër të lirë.

Por pasi mjeku Skender Shabani, kishte kuptuar që kjo paciente është vendosur në klinik ai kishte bërë çmos që të ndikoj tek disa nga stafi teknik medicional që të mos e trajtojn në kujdesin e duhur pacinten.

Mirëpo pas pesë ditëvë qëndrim në këtë klinikë familjarët detyrohen ta bëjnë largimin pas vazhdimit të gjendjes së rëndë të pacientes dhe trajtimit të keq  nga stafi mjekësor dhe ta  dërgojn për trajtim në klinikën private “Sistina” në Maqedoni, pasi gjatë gjithë këtyre ditëve sa kishte qëndruar ata janë  ballafaquar me shumë probleme me këtë staf të papërgjegjëm dhe të ndikuar, duke mos respektuar kërkesat e tyre për trajtimin i cili i duhej pacientes në gjendje të rëndë shëndetësore.

AVONET shpreh shqetësim të thellë,  për këtë rast  dhe gjendjen në të cilën po ndodhet në përgjithësi shëndetësia në Kosovë,  dhe problemet e tilla me të cilat po ballafaqohen qytetarët pasi që raste të tilla tilla nuk janë të pakta dhe dita ditës pos shtohen .

AVONET kërkon nga Ministria e Shëndetësies dhe QKUK-ja, që ta marrin masa ndaj mjekut Skender Shabani si dhe   të stafit teknik medicional të kësaj klinike, e poashtu kërkojmë nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria të hetoj këtë rast si dhe të merren masat ndëshkuese ndaj këtij mjeku të papërgjegjshëm.