Aktuale

Bajrami: Demarkacioni nuk varet nga Lista Serbe

Shefja e deputetëve të “Nismës për Kosovën”, Valdete Dushica-Bajrami, thotë se Marrëveshja për Demarkacionin nuk mund të kalojë as pas kthimit të Listës Serbe në institucione

Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi nuk mund të kalojë as pas kthimit të Listës Serbe në institucionet e Kosovës. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” shefja e Grupit Parlamentar të “Nismës për Kosovës”, Valdete Dushica – Bajrami, duke shtuar se, siç thotë ajo, vendimet për mbrojtje të territorit nuk do të jenë në duar të Listës Serbe, por të deputetëve shqiptarë, të cilët po e kundërshtojnë një marrëveshje që ia rrezikon Kosovës mbi 8000 hektarë tokë.

Gjatë kësaj interviste ajo ka folur edhe për iniciativën për transformimin e FSK-së në ushtri, zgjedhjet e parakohshme, koalicionin me AAK-në dhe sondazhin e fundit të publikuar nga lëvizja “Vetëvendosje”, ku kjo e fundit del subjekti politik i parë në vend.

Zëri: Lista Serbe pas bojkotit që ua bëri institucioneve të vendit u rikthye në Kuvendin e Kosovës. Si e shihni kthimin e këtij subjekti?

Bajrami: Kthimi i Listës Serbe në Kuvend është bërë sigurt pas arritjes së ndonjë pazari në mes të PDK-së-, LDK-së dhe LS-së, por edhe mos të harrojmë se kjo Listë direktivat i merr direkt nga kryeministri i Serbisë.

the authorE B