Sport

Bale ka marrë vendim për të ardhmen, është befasues për Real Madridin

Gareth Bale dëshiron ta braktisë Real Madridin pasi u mërzit nga injorimi në Ligën e Kampionëve.

Gazeta spanjolle AS pretendon se anësori 30-vjeçar ka duruar mjaft dhe dëshiron të largohet gjatë verës.

Bale u mërzit duke u lënë jashtë skuadrës kundër Club Brugge javën e kaluar, përcjell lajmi.net.

Bale nuk ishte emëruar në skuadrën e Realit për ndeshjen ndaj ekipit belg, por uellsiani kërkoi të luante.

Dhe shfaqja televizive spanjolle Deportes Cuatro filmoi Bale që mbërriti në Bernabeu në orën 18:59, katër minuta pasi ndeshja kishte filluar në Madrid.

Bale, i cili ka duruar një marrëdhënie të luhatshme me Zinedine Zidane gjatë kohës së tij në Bernabeu, u la jashtë skuadrës, pavarësisht se ishte i gatshëm. /Lajmi.net/