Sport

Ballack sulmon kombëtaren gjermane

Michael Ballack ka përgëzuar kombëtaren e Francës për fitoren ndaj vendit të tij gjatë një interviste për mediet gjermane të dhënë pas ndeshjes.

Sipas ish-mesfushorit të Bayern Munichit, kombëtarja franceze ka krijuar një ekip me plot yje, të cilët sipas tij, po luajnë futboll të mençur dhe të mirë.

“Franca e meritoi totalisht fitoren. Ata janë 100% me meritë në finale të Kampionatit Evropian. Kanë një Pogba, Griezmann dhe Payet që është vështirë ti ndalësh. Ata po luajnë futboll të mençur dhe janë këtu ku janë”, deklaroi Ballack.

“Në anën tjetër ekipi gjerman nuk gjente rrugën e duhur, luanin si të çorientuar”, ka deklaruar me doza kritike ish-mesfushori gjerman.

Pas fitores ndaj Gjermanisë, Franca do të takohet në finale me Portugalinë, në takimin që fillon të dielën nga ora 21:00.