Sport

Barça mbetet pa një mesfushor

Braziliani me shumë mundësi do të transferohet tek ndonjë nga gjigantët e ishullit, me hapësirën e kufizuar që ka në Camp Nou.

Mesfushori i Barcelona, Rafinha është duke u bërë gati për një kalim në Premierligë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Braziliani është duke u shëruar nga një lëndim i gjurit dhe është i vendosur të kthehet në nivelet me të larta të futbollit për të rritur gjasat për Kupën e Botës.

Dhe me hapësirën e kufizuar në Camp Nou, një lëvizje në Angli është shumë e mundur, me Liverpool, Arsenal dhe Tottenham që kanë shprehur interesim për të.