Sport

Barcelona detyrohet t’i largojë pesë lojtarë (Foto)

Barcelona duhet t’i largojë së paku pesë futbollist nga skuadra, kështu shkruan sot e përditshmja AS

Sipas të përditshmes spanjolle, AS, kampionët e Spanjës aktualisht kanë 28 futbollistë në ekipin e parë, dhe në rast transferimi të një sulmuesi që po kërkon Enrique, numri do të shkonte në 29.

Ky numër duhet të zvogëlohet në 23 dhe për këtë mund të sakrifikohen Christian Tello, Martin Montoya, Douglas dhe Adriano. Derisa përmenden edhe emra si Samper, që këtë sezon doli në ekipin e parë nga Barcelona B si dhe Mathieu e Vermaelen.

Sidoqoftë, fjalën e fundit do ta ketë trajneri Luis Enrique. /Express/