Sport

Barcelona dhe Bayern Munich pas Emre Can

Barcelona dhe Bayern Munich janë futur në një betejë për mesfushorin e Juventusit, Emre Can.

Sipas Gazzetta dello Sport, interesimi i të dy klubeve për mesfushorin gjerman është rritur dukshëm në orët e fundit, transmeton Gazeta Express.

Juventusit i duhet ta largojë një mesfushorë para se të mbyllet afati kalimtar i verës, dhe Can është i pari në listë.

Nëse nuk ndodh transferimi, thuhet se ish-mesfushori i Juventusit do të mbetet jashtë skuadrës se Juventusit për Ligën e Kampionëve.

Juve i kërkon 30 deri në 35 milionë euro për shërbimet e tij, sipas mediave angleze. /Gazeta Express/

the authorBurbuqe Metolli