Sport

Barcelona gjen zëvendësuesin e Suarezit

Barcelona ka shtuar kërkimin për një sulmues të ri.

Barcelona u gjend nën panik kur u konfirmua lajmi se Luis Suarez do të mungojë për katër muaj për shkak të lëndimit.

Ylli uruguaian do të jetë jashtë fushës së lojës për pjesën e mbetur të sezonit duke lënë klubin katalan në nevojë të një “numri 9”.

E përditshmja sportive katalane “Sport” raporton se trajneri i ri Quique Setien ka identifikuar zëvendësuesin e Suarezit.

Barcelona është e interesuar për transferimin e golgeterit të Leipzigut, Timo Werner, transmeton lajmi.net.

Reprezentuesi gjerman ka shkëlqyer me paraqitjet e tij te skuadra nga Bundesliga duke zgjuar interesim nga disa top klube evropiane përfshirë edhe Real Madridin. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN