Sport

Barcelona harron Bellerinin, transferon një yll tjetër nga Premierliga (Foto)

Cesar Azpilicueta mund të transferohet në Barcelonë gjatë kësaj vere pasi klubi ka hequr dorë nga blerja e Hector Bellerínit
Drejtuesit e Barcelonës tashmë ka hequr dorë nga transferimi i mbrojtësit të Arsenalit, Héctor Bellerín.

Sipas të përditshmes sportive madrilene, Marca, Barcelona tani po e kërkon mbrojtësin spanjoll të Chelseas, Cesar Azpilicueta.

Thuhet se ky i fundit pëlqehet nga trajneri i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde, përcjell Express/

Barcelona edhe më herët ka shfaqur interesim për ish-anëtarin e Osasunës dhe Marseilles, por ishte refuzuar nga Chelsea.

Kurse, më herët edhe Azpilicueta ka deklaruar se kalimi te Barcelona do të jetë një ëndërr për të. /Express/