Sport

Barcelona merr vendim të papritur për Leo Messin

Të martën do të zhvillohet ndeshja mes Interit dhe Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve duke filluar prej orës 21:00, dhe Lionel Messi nuk do të jetë pjesë e skuadrës.

Dje Barcelona e kishte konfirmuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e udhëtimit në Milano, dhe në të ishte Messi, ndërsa sot lista ka ndryshuar, pasi ylli argjentinas nuk do të udhëtoj me skuadrën, pas lëndimit që kishte marrë në krah.

Messi nuk është pritur të luajë, pasi nuk e kishte marrë aprovimin nga mjekët.


Ndërsa sot është konfirmuar se kapiteni i skuadrës nuk do të udhëtojë me bashkëlojtarët e tij. /Gazeta Expreess/

the authorBurbuqe Metolli