Sport

Barcelona në kërkim të dy përforcimeve

Pas marrjes me francezin Ousmane Dembele për të kompensuar largimin e Neymar, Barcelona është në kërkim të një ose dy përforcimeve të tjera deri në fund të merkatos, bëri të ditur sot Robert Fernandez, sekretar teknik i klubit katalan.

“Ne jemi përgatitur prej ditësh për çdo eventualitet. Mund të vijë njeë ose dy futbollistë, ky është realiteti”, deklaroi drejtuesi i klubit gjatë prezantimit të Dembele para shtypit.

“Është e vërtetë që jemi në negociata prej kohesh. Ne presim situatën e favorshme për të hyrë në merkato”, theksoi ai./KosovaPress/