Sport

Barcelona në telashe (Foto)

Luis Enrique ka paralajmëruar se ekipin përfundimtar për sezonin e ri do ta zgjedh me 19 gusht. Por, deri atëherë ekipi katalunas duhet të largoj disa lojtarë nga skuadra.

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka planifikuar që me 19 gusht të zgjedh ekipin përfundimtar, prej 28 lojtarëve, për sezonin e ri.

Por, deri më këtë datë ekipi katalunas duhet të zgjidh të ardhmen e disa lojtarëve, që tashmë nuk bëjnë pjesë në planet e Luis Enriques.

Barcelona duhet të zgjedh situatën e lojtarëve si: Jeremy Mathieu, Thomas Vermaelen, Montoya, Douglas, Tello, Arda Turan dhe Sergi Samper.

Kurse, duhet cekur se Barcelona gjatë kësaj vere ka transferuar katër yje si:  Samuel Umtiti (Lyon), Lucas Digne (PSG), André Gomes (Valencia) dhe Denis Suarezin (Villarreal). /Express/