Sport

Barcelona do ta denoncojë PSG-në në UEFA nëse transferon Neymarin (Foto)

E ardhmja e yllit brazilian Neymar çdo ditë e më shumë po shkon drejt francezëve të PSG dhe në një situatë të tillë, Barcelona po “lëviz të gjithë gurët” për të mos e humbur lojtarin.
Së fundmi, Barcelona po shqyrton mundësinë e denoncimit të PSG-së në UEFA, pasi këta të fundit janë shprehur të gatshëm të paguajnë klauzolën prej 222 milionë euro për transferimin e Neymar, raporton AS, transmeton Gazeta Express.

Barcelona pritet të bëjë prezente pranë UEFA-s denoncimin se Parisi nuk po respekton “fair play”-in financiar të vendosur nga organi më i lartë i futbollit.

Megjithatë, e ardhmja e Neymar duket larg Barcelonës. Së fundmi, ai u përfshi edhe në një sherr gjatë stërvitjes me shokun e tij të skuadrës, Semedo, duke braktisur edhe stërvitjen. /Gazeta Express/