Aktuale

Bardhyl Meta: Nga spitali do të çohem ta votoj Demarkacionin

eputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta, është i gatshëm të kthehet në Kosovë për 48 orë, nga ku po merr terapi sepse vuan nga një sëmundje e rëndë, vetëm për të votuar Demarkacionin.
Ai pas reagimeve ku u mbajt Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, thotë se do të kthehet në seancën e Demarkacionit, për një seancë të mundshme për FSK-në dhe për seancën e Asociacionit.

Meta thotë kështu edhe pas një mbledhje të Këshillit të partisë së tij, me shumë tensione dhe ku nuk u lejua fjala e lirë, e atyre që nuk pajtohen me politikat dhe marrëveshjet që i ka arritur Qeveria Isa Mustafa.

Shkrimi i plotë i tij:

Ka me siguri diku 8 – 9 javë – që Kryetarit të partisë sime, Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit edhe Kryminister i vendit – z. Isa Mustafa – sikur edhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të LDK-ës, z. Ismet Beqiri – ua kam bërë me dije, se në momentin që më njohtojnë – Unë – nderprejë menjëherë trajtimin e terapite e mia në Spitalin e Heidelbergut – dhe kthehem në Kosovë për 3-4 ditë, që të marr pjesë aktive në Seancën apo Seancat, Debatet sikur edhe në Votimet lidhur me:

– Demarkacionin,

– Asociacionin dhe natyrishtë e gjithsesi, edhe për

– Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës!

Me mjaftojnë 24 – 48 orë, njohtim paraprak!

p.s Kjo deklaratë është pergjigje publike, për ata që po ma shtrojne këtë pyetje (besojë, jo vetem mua?) në email apo sms, sikur edhe per media tjera që mund t’a shtrojnë nesër.

– Natyrishtë, kjo përgjigje, tashmë u hyn në punë edhe të tjerrëve që po i kalkulojnë votimet dhe rrjedhat e tyre…

– Dhe fatmirësisht, i prish punë ndonjë të “vetmuari” tjeter, që ka “profesion” spekulimin…

Me nderime – e për shnet,

BM

Heidelberg