Sport

Bartomeu zbulon se çfarë po ndodh mes Barcelonës e Messit

Josep Maria Bartomeu, presidenti i Barcelonës, ka zbuluar se brenda dy muajve të ardhshëm do t’i nisin negociatat me Lionel Messin për vazhdimin e kontratës

Lionel Messi ka kontratë me Barcelonën deri në verën e viti 2018. Gjatë muajve të fundit është përfolur se argjentinasi kërkohet nga trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Kurse, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka zbuluar se brenda dy muajve të ardhshëm do t’i nisin negociatat me Messin për vazhdimin e kontratës

“Tani për tani Leo Messi ka një kontratë deri në fund të Kupës së Botës dhe ne jemi shumë të lumtur me të. Ai është lojtari më i mirë në botë, deri tani”, ka deklaruar Bartomeu për “Telegraph”.

“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por natyrisht ne gjithmonë do të përpiqemi për t’i shpjeguar atij se ai është në klubin më të mirë në botë dhe ky është vendi më i mirë për të. Ne do të kemi negociatat me Messin në dy muajt e ardhshëm”, ka theksuar ai. /Express/